E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon në Danimarkë Presidentin e SHBA Barack Obama

-          Presidenti Obama i premton Kryeministrit Berisha se do të vijë në Shqipëri.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin për Ndryshimin e Klimës në Danimarkë, Kryeministri Berisha pati një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara z. Barack Obama, në drekën zyrtare, shtruar nga Kryeministri i Danimarkës. Gjithashtu, Kryeministri është takuar edhe me Sekretaren e  Shtetit znj. Hilary Klinton.

Lidhur me këto takime, Kryeministri u shpreh:
 
“Pata rastin të takohem shkurtimisht dhe të bisedoj shkurtimisht, por shumë  përzemërsisht me Presidentin Obama, i cili tregoi një interes të gjallë për Shqipërinë. Unë iu përgjigja interesit të tij se të gjithë shqiptarët po presin ngjarjen e premtuar, vizitën e Presidentit Obama në Shqipëri. Presidenti  Obama m’u përgjigj me shumë kënaqësi se “It will happen”, do të ndodhë dhe unë, tha z. Obama, do të vij."  

Po ashtu, gjatë drekës takova përsëri Sekretaren Amerikane të  Shtetit  znj. Hilary Klinton, me të cilën shkëmbyem jo vetëm përshëndetje, por edhe  mendime të përzemërta. Sekretarja e Shtetit, Klinton sërish më premtoi se do të vizitojë Shqipërinë”.18/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›