E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton për probleme të trashëgimisë kulturore

Në mbledhjen e datës 10 dhjetor 2009 Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik diskutoi për probleme të trashëgimisë kulturore, duke u ndalur kryesisht në qytetin e Tiranës. Në lidhje me çështjen ishte ngarkuar të relatonte znj. Rajmonda Bulku, e cila parashtroi mendimet e saj, nisur nga shembuj konkretë të monumenteve të kulturës së kryeqytetit, duke shprehur keqardhjen për humbjen apo dëmtimin e shumë vlerave të tilla.
 
Nisur nga problemet e ngritura, Komisioni e pa të nevojshëm organizimin e një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të parashtruar shqetësimet e tij dhe për tu njohur me politikën që ndjek Ministria për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e vlerave kulturore.    
 
 
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›