E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvillon seancë dëgjimore me aktorë të interesit për projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 Për librin në Republikën e Shqipërisë

  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, më datë 28 tetor 2009, ora 11.00, zhvilloi një seancë dëgjimore për projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 Për librin në Republikën e Shqipërisë me aktorët e interesit: Aurel Plasari Drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Petrit Ymeri Kryetar i Shoqatës së Botuesve, Nikolina Gjordeni - drejtore e Zyrës së Shqiptare për të Drejtat e Njeriut dhe përfaqësues të Sektorit  të Librit në Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sportit.   Z. Plasari, Drejtor i BK-së, pas vërejtjes drejtuar përfaqësuesve të MKTRS-së për moskonsultim me këtë institucion gjatë punës për hartimin e këtij projektligji, u shpreh kategorikisht kundër nenit 7, pika 3, i cili propozon ndryshimin e nenit 48, pika 3, të ligjit ekzistues, ku e drejta e gjobës u lihet inspektorëve të Bibliotekës Kombëtare, të cilin e quan detyrim të organeve tatimore.   Z. Petrit Ymeri, Kryetar i Shoqatës së Botuesve, bëri propozime për ndryshime në disa nene të ligjit ekzistues dhe të projektligjit, të cilat do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, më datë 3 nëntor, ku do të bëhet shqyrtimi nen për nen i projekligjit.   Më pas, me zonjën Nikolina Gjordenin, Drejtore e Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, u diskutua mbi nenin 22 të ligjit aktual, mbi kontratat e botimit, shtypshkrimit, bashkëbotimit, përkthimit, shpërndarjes etj., që duhet të regjistrohen në  këtë Zyrë, e cila është një eksperiencë e marrë nga vendet e zhvilluara për reduktimin e piraterisë.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›