Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskuton raportin e veprimtarisë së vitit 2008 të Avokatit të Prokurimeve
Në mbledhjen e datës 6 prill 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi raportin e veprimtarisë së vitit 2008 të Avokatit të Prokurimeve, mbajtur nga zoti Edi Spaho.
Ai theksoi se një nga arritjet në fushën e prokurimit publik është implementimi për herë të parë i sistemit të prokurimit elektronik, i cili krijon një hapësirë të re drejt rritjes së numrit të operatorëve ekonomikë, shmangies së korrupsionit dhe barazisë në procedurat e prokurimit.
Problematikat kryesore që hasen në fushën e prokurimeve publike për vitin 2008 janë:
-autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit, apo kur fondet nuk i kanë në dispozicion;
nuk zbatojnë kriteret ligjore për hartimin e dokumenteve të tenderit dhe zhvillimin e procedurave në afatin e caktuar, duke vendosur kritere diskriminuese në hartimin e dokumenteve të tenderit;
-zhvillojnë procedurat e prokurimit me mangësi;
kualifikojnë dhe favorizojnë operatorë ekonomikë, të cilët nuk përmbushin kriteret kualifikuese;
-nuk zbatojnë kriteret ligjore për trajtimin e ofertave anomalisht të ulëta;
-zvarrisin marrjen e vendimeve përtej afateve ligjore të përcaktuara për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave;
-nuk zbatojnë vendimet e Agjencisë së Prokurimit Publik lidhur me rivlerësimin e ofertave; -zvarrisin dhe anulojnë tenderat për të vazhduar në mënyrë abuzive kontratat me subjektet e mëparshme;
-ngarkojnë persona që nuk kanë kualifikimin e duhur për zhvillimin e procedurave të prokurimit, si dhe nuk bashkëpunojnë me Avokatin e Prokurimit për shqyrtimin e dokumentacionit;
-Agjencia e Prokurimit Publik nuk ka mbështetur rekomandimet e Avokatit të Prokurimeve për ndëshkimin e shkeljeve ligjore të konstatuara, etj.
Bazuar në këto problematika Avokati i Prokurimeve ka paraqitur edhe rekomandimet ligjore për ndryshimin e ligjit dhe akteve nënligjore, dhe vlerëson se parandalimi dhe ndëshkimi i shkeljeve ligjore me masa më të ashpra administrative, veçanërisht ndaj titullarëve të autoriteteve që shkelin rregullat e prokurimit publik, është i domosdoshëm për të siguruar procedura prokurimi të drejta dhe konkurrencë të ndershme.
Ndër pyetjet që deputetët patën për drejtuesit e këtij institucioni ishin:
-puna që po bëhej për ndryshimet e nevojshme në legjislacion për të kryer më mirë rolin e institucionit;
-a kishte ndonjë strategji për të ndaluar vënien e kritereve diskriminuese që bëjnë njësitë e prokurimit publik ose operatorët ekonomikë në treg, e cila çon në një pozitë dominuese të operatorëve që marrin pjesë në konkurrim pa të drejtë;
-cilat janë institucionet që i vlerësojnë rekomandimet dhe i kthejnë ato në rregulla dhe si do të jetë e ardhmja e tyre;
-nga se vjen mungesa e komunikimit efektiv ndërmjet Avokatit të Prokurimeve dhe Agjencisë së Prokurimit Publik;
-cila është kompetenca e tyre përtej konstatimit, etj.
Ata vlerësuan se Avokati i Prokurimeve, i cili raporton për herë të parë në Kuvend, ka pasur vështirësi gjatë veprimtarisë së tij dhe duhet të punojë më shumë që operatorët ekonomikë të njihen më mirë me rolin dhe veprimtarinë e tij. Gjithashtu, shprehën shqetësimin se marrja e tenderave nga ofertat më të ulëta, ka cënuar koston, cilësinë dhe investimet e dhëna. Për këtë arsye, Agjencia e Prokurimeve Publike duhet ti trajnojë njësitë prokuruese që edhe nëse japin një ofertë fituese me çmim më të lartë, bazuar në analiza ekonomike, të mos kenë frikë ta argumentojnë, pasi ligji e lejon këtë gjë dhe gjetja e një kriteri bazë që fitimi i një fondi publik të mos jetë çmimi i ulët, por të shihet në kompleks.
Gjithashtu, deputetët vlerësuan se prokurimi elektronik, i cili sapo ka filluar, sjell si përfitim më të rëndësishëm transparencën, por rekomanduan të bëhen rregullime ligjore, duke u konsultuar edhe me Agjencinë e Prokurimeve Publike, në drejtim të plotësimit të rolit mbikëqyrës të Avokatit të Prokurimeve.
Meqenësë kompetencat e Avokatit të Prokurimeve janë thellësisht të kufizuara, krijojnë një institucion thjesht dhe vetëm vëzhgues dhe konstatues, pa asnjë lloj force vendimmarrëse, prandaj kërkuan marrjen e masave në drejtim të ndryshimit të legjislacionit.
Në fund komisioni vlerësoi punën e institucionit të ri të Avokatit të Prokurimeve, si të suksesshme, bazuar në çështjet e shqyrtuara dhe masat e dhëna dhe shprehu mbështetjen për veprimtarinë e mëtejshme të tij.
Komisioni do t`i paraqesë Kuvendit, në seancë plenare, një projekt-rezolutë, ku do të japë vlerësimet për veprimtarinë një vjeçare të këtij institucioni.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)