E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat vijon diskutimet nen për nen të projektligjit Për inspektimin financiar publik

Komisioni për Ekonominë dhe Financat vazhdoi sot me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për inspektimin financiar publik, gjatë të cilit deputetët më së shumti u përqëndruan në çështje të karakterit të teknikës legjislative.

Kështu, anëtarët e Komisionit në bashkëpunim me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave diskutuan për fushën e mbulimit të inspektimit duke kërkuar një përkufizim më të qartë për të. Koncepti i organizatave jo-fitimprurëse publike, kategoria e fondeve që projektligji parashikon ti nënshtrohen inspektimit publik, nisma prej nga do të nisë inspektimi publik, si dhe institucionet apo strukturat përgjegjëse për inspektimin, ishin disa nga çështjet kryesore për të cilat deputetët punuan me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave me qëllim formulimin e përcaktimeve sa më të sakta.

Komisioni do të vazhdojë në mbledhjet e ardhshme diskutimin nen për nen të projektligjit në fjalë.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›