E Diel, 1 Nëntor 2026

10 qershor 2010 - Rezolutë "Për raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2009".

//

Duke konsideruar se:
- Prokuroria e Republikës është një nga institucionet kushtetuese më themelore në luftën kundër formave të ndryshme të veprave penale, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit;
- Ndjekja penale, efikase dhe e suksesshme, mund të realizohet vetëm nga një institucion solid, i pavarur, i përgjegjshëm e i pakorruptueshëm, i cili moto dhe pikësynim madhor ka ligjshmërinë;
- Objektivat e procesit të integrimit euroatlantik kërkojnë standarde akoma më të larta dhe rezultate të qëndrueshme e në rritje progresive edhe për organin e Prokurorisë;
- Bashkëpunimi mes institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit është garancia themelore, e cila e bën të qëndrueshme e të sigurt luftën kundër krimit dhe korrupsionit;
- Raportimi në Kuvend për gjendjen e kriminalitetit dhe përparësitë e luftës kundër kriminalitetit përbën mundësinë më të rëndësishme institucionale e ligjore për Kuvendin, jo vetëm për të analizuar punën e Prokurorisë, por edhe për ti përcjellë asaj, në ushtrim të sovranitetit popullor, mesazhin e tolerancës zero ndaj të gjitha formave të krimit;

Kuvendi i Shqipërisë konstaton:

I. Për luftën ndaj formave të krimit
- Ka një reduktim të qartë dhe të ndjeshëm të intensitetit dhe formave të kriminalitetit në Republikën e Shqipërisë, siç vihet re nga raporti që i është paraqitur Kuvendit.
- Është për tu përshëndetur përpjekja për të intensifikuar luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, gjë e cila ka sjellë uljen e ndjeshme të këtij fenomeni.
- Ekzistojnë ndjeshëm përpjekjet për të intensifikuar luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike, gjë e cila ka sjellë dhe uljen e këtij fenomeni në Shqipëri, por ashpërsia e politikës penale në trajtimin dhe ndjekjen e këtyre rasteve do ta bënte më efektive punën e Prokurorisë.
- Është për tu përshëndetur puna e mirë e Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit. Krijimi dhe funksionimi i suksesshëm i grupeve task-forcë, të ngritura në Tiranë dhe në 6 rrethe të tjera, ka hapur një kapitull të ri në betejën kundër korrupsionit.
- Lufta ndaj korrupsionit në administratën shtetërore, si në atë qendrore dhe në atë vendore, është në një fazë përgjithësisht pozitive, por ajo ka nevojë për një hetim të shpejtë dhe efikas. Disa kallëzime të depozituara nga Kuvendi apo Këshilli i Ministrave janë akoma pa përgjigje.
- Ekzistojnë përpjekje për të luftuar pastrimin e parave, por kjo mbetet ende një sfidë e papërmbushur e Prokurorisë. Disa raste, edhe pse kanë qenë tërësisht të mbështetura me prova nga agjencitë përkatëse, nuk kanë gjetur mbështetjen e Prokurorisë.
- Lufta ndaj korrupsionit në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka pasur një zhvillim pozitiv gjatë vitit 2009, por ajo është ende në nivelin fillestar.

II. Për bashkëpunimin institucional
- Bashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme me Kuvendin e Shqipërisë, gjatë seancave dëgjimore në procesin e miratimit të ligjeve, ka qenë në nivel të kënaqshëm.
- Bashkëpunimi mes institucioneve, sidomos nëpërmjet ngritjes së grupeve task-forcë, ka sjellë impakt pozitiv në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe moszbatimit të ligjit zgjedhor. Akuzat e ngritura nga disa drejtues institucionesh, si KLSH-ja, ILDKP-ja dhe KQZ-ja, jo vetëm që nuk kanë marrë përgjigje të qartë, por ka munguar dialogu pozitiv me to, duke dëmtuar efikasitetin e kësaj lufte. Trajtimi me objektivitet i raporteve të KLSH-së ka qenë dhe mbetet veçanërisht një shqetësim i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë prej më shumë se 10 vjetësh, ndaj kërkon një trajtim serioz dhe të përgjegjshëm.
- Marrëdhëniet juridiksionale me jashtë kanë një përmirësim të ndjeshëm në procesin e ekstradimeve të shtetasve nga jashtë brenda dhe anasjelltas, duke mos pasur më shqetësimin e dështimit të ekstradimeve, por mbetet ende pa përgjigje shqetësimi i Kuvendit lidhur me urdhrat e arrestit ndërkombëtar dhe aplikimi i rasteve të transferimit të procedimit, duke u mjaftuar vetëm me justifikimin e mosardhjes në kohë të dokumenteve. Zgjidhja e këtij shqetësimi të hershëm mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme duhet të zhvillohet në kuadër të ligjit të ri, të miratuar me pjesëmarrjen e të dyja institucioneve gjatë diskutimit në Kuvend.

III. Për organizimin e brendshëm dhe drejtimin e institucionit
- Prokuroria ka bërë përpjekje për rritjen e kapaciteteve hetimore të Prokurorisë, por ato mbeten ende të dobëta.
- Ngritja e strukturave task-forcë në Tiranë dhe në 6 rrethe prej Prokurorisë së Përgjithshme ka pasur gjithë mbështetjen e duhur dhe pritshmëri të madhe, por, duke qenë në hapat e saj të parë, mbetet ende punë për të bërë për ngritjen e tyre në lartësinë e duhur.
- Ekzistojnë përpjekje të ndjeshme të këtij institucioni për të ndryshuar gjendjen në të cilën ndodhej, duke organizuar më mirë punën e brendshme dhe modeluar disa rregulla, që kanë të bëjnë me promovimin e prokurorëve, por është ende në hapa fillestarë lufta kundër korrupsionit brenda sistemit të Prokurorisë.

Kuvendi kërkon nga Prokuroria për vitin 2010:
- Të krijojë strategji të qarta, nga njëra anë, për trajnimin dhe rritjen e performancës së institucionit dhe, nga ana tjetër, për gjetjen dhe largimin nga sistemi të prokurorëve të paaftë dhe të korruptuar;
- Të rrisë kapacitetet investigative të prokurorëve, duke i dhënë përparësi të ndjeshme fillimit të çështjeve, kryesisht nga ana e tyre dhe jo vetëm nëpërmjet kallëzimeve të bëra nga shtetasit;
- Të rrisë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri, duke iu nënshtruar dialogut dhe luftës me tolerancë zero ndaj krimit;
- Të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar me agjencitë homologe, duke i dhënë përgjigje në një kohë të shpejtë dhe me efikasitet të gjitha rasteve të ekstradimit apo urdhër-arresteve ndërkombëtare, edhe në kuadër të ligjit të ri për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale;
- Të vijojë intensifikimin e luftës ndaj të gjitha formave të krimit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, veçanërisht në ndërtimin e një vizioni të qartë për forcimin dhe ashpërsimin e politikës penale ndaj këtyre veprave;
- Të intensifikojë luftën ndaj korrupsionit në administratën qendrore dhe në atë vendore si ndaj zyrtarëve, ashtu dhe ndaj ish-zyrtarëve të këtij vendi, duke kryer hetime të shpejta dhe efikase. Në mënyrë të veçantë, lufta ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë të jetë një përparësi themelore e Prokurorisë, duke forcuar kapacitetet investigative;
- Të intensifikojë luftën ndaj pastrimit të parave, duke rishikuar të gjitha dosjet e depozituara nga agjencitë përkatëse, pa pasur asnjë dallim ndaj të gjithë zyrtarëve apo shtetasve të këtij vendi, përshi këtu dhe përkatësinë e tyre politike;

Kuvendi angazhohet të mbështesë Prokurorinë në çdo kërkesë të saj për heqjen e imunitetit të zyrtarëve me imunitet, për kërkesat që kanë lidhje me korrupsionin apo pastrimin e parave.


10 qershor 2010

Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.p

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›