E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal datë 05.05.2010

//



PROCESVERBAL datë 05.05.2010, ora 14:00

Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI


Rendi i ditës:
Miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 3 maj 10 qershor 2010.
Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 3 - 20 maj 2010.


Të pranishëm:

Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi
Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi
Z. Paulin STERKAJ Sekretar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim

Mungojnë:

Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi


HAPET MBLEDHJA



Jozefina Topalli: Mirëdita! Sot në rendin e ditës së mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve do të shqyrtojmë projektkalendarin dhe programin e punës së Kuvendit. Kalendari është mjaft i pasur me ligje, marrëveshje e seanca dëgjimore. Në kalendar janë përfshirë: ( lexon pjesë nga projektkalendari i punës).
Projektligj Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve, të ndryshuar.
Projektligj Për kundravajtjet administrative.
Projektligj Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.
Projektligj Për disa ndryshime në ligjin nr. 8246, datë 1.10.1997 Për institutin e integrimit të përndjekurve.
Projektligj Për ratifikimin e marrëveshjes ushtarake grant ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Keni ndonjë vërejtje, apo sugjerim?

Ndërsa në rendin e ditës së seancës së nesërme, Drejtoria e Seancave Plenare ka parashikuar:

1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (deri 60).
2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 29.4.2010.
3. Njoftimi i kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 3 20 maj 2010.
4. Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Roterdamit Për procedurën e miratimit të mëparshëm të njoftuar për disa kimikate dhe pesticide të rrezikshme në tregtinë ndërkombëtare.
5. Projektligj Për disa shtesa në ligjin nr.8691, datë 16.11.2000 Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve, të ndryshuar.
6. Projektrezolutë për vlerësimin e punës të KKRT-së për vitin 2009.
7. Projektrezolutë për vlerësimin e punës të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2009.

Keni ndonjë gjë për të shtuar??

Astrit Patozi: Më duket korrekt. Nuk kam asnjë vërejtje.

Paulin Sterkaj: Nuk kam asgjë për të shtuar. Jam dakord me këtë kalendar dhe program.

Lulzim Lelçaj: Në seancën e nesërme është për tu diskutuar edhe projektligji Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.267, datë 15.04.2010, Për ratifikimin e marrëveshjes së mandatimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Deutsche Bank A.G. London e J.P. Morgan Securities L.t.d si menaxherë bashkëdrejtues për transaksionin e emetimit të eurobondit deri në 400 mil euro dhe miratimin e dokumenteve të tjerë të transaksionit: një marrëveshje kjo e cila është diskutuar në komisione. Për arsye kohe duhet që të votohet në seancën e nesërme.

Jozefina Topalli: Dakord. Meqënëse jemi të gjitha dakord, miratohet kalendari dhe programi i punës.

Ju falemnderit!

Mbledhja deklarohet e mbyllur.

Konferenca e Kryetarëve në përfundim të diskutimeve miratoi programin e punës dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit. Ky kalendar dhe program pune do ti njoftohen Kuvendit në seancë plenare në datën 6.05.2010.

Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›