E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesverbal datë 20.05.2010

//


PROCESVERBAL datë 20.05.2010, ora 18:00

Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI


Rendi i ditës:
Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 maj 10 qershor 2010.


Të pranishëm:

Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi
Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi
Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi


Mungojnë:

Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për
Integrim


HAPET MBLEDHJA



Jozefina Topalli: Mirëmbrëma! E kam thirrur këtë mbledhje për të diskutuar mbi kalendarin e ri të punimeve të Kuvendit.
Unë doja të diskutoja me ju edhe dy çështje të tjera të cilat duhet të përfshihen në rendin e ditës së sotme.
Bëhet fjalë për dekretet e Presidentit të Republikës Për dhënien e pëlqimit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dekretet janë shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve, dhe janë gati për votim.
Sot duhet të bëhet betimi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Administrata ka përgatitur dhë një projektvendim për miratimin e strukturës, organikës dhe nivelin e pagave për Institucionin e Komisionerit.
Keni ndonjë vërejtje për përfshirjen e këtyre pikave në rendin e ditës?
(të pranishmit shprehen dakord). Të gjithë dakord. Atëherë administrata të shpërndajë projektvendimin dhe përgatituni për votimin e dekreteve.Lidhur me kalendarin keni ndonjë gjë për të shtuar?

Astrit Patozi: Unë jam dakord. Nuk kam asnjë vërejtje.

Nasip Naço: Nuk kam asgjë për të shtuar. Jam dakord me këtë kalendar dhe me këtë rend dite.

Jozefina Topalli: Meqënëse jemi të gjithë dakord, miratohet kalendari i punimeve të Kuvendit dhe ndryshimi i rendit të ditës.

Ju falemnderit!

Mbledhja deklarohet e mbyllur.

Konferenca e Kryetarëve në përfundim të diskutimeve miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit. Kalendari i punimeve te Kuvendit pwr periudhen 20 maj 10 qershor, do ti njoftohen Kuvendit në seancë plenare në datën 20.05.2010.

Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›