Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një projektligj
Në mbledhjet e datave 28 tetor dhe 2 nëntor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi dhe miratoi projektligjin Për sipërmarrjet e investimeve kolektive, në prani të specialistëve të Ministrisë së Financave dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Ky projektligj kompleton dhe vendos në baza moderne kuadrin ligjor për funksionimin e tregjeve financiare në vend, veçanërisht atë të tregjeve kapitale. Ai mban në konsideratë principet e mirëqeverisjes së korporatave dhe përafrohet me direktivat e Bashkimit Europian për fondet e investimeve, si edhe me praktikën më të mirë tregtare të kësaj fushe.
Projektligji parashikon shfuqizimin e ligjit ekzistues për fondet e investimit dhe parashikon edhe rishpërndarjen e bonove të privatizimit të grumbulluara në fondet ekzistuese tek individët, tek ata persona të cilët i kanë investuar bonot e privatizimit dikur në këto fonde.
Deputetët i drejtuan shumë pyetjeve specialistëve të ftuar dhe propozuan ndryshime për shumë nene të projektligjit.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro, me ndryshime.