Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvillon një seancë dëgjimore për Progres-Raportin e Komisionit Europian për vitin 2009
Në mbledhjen e datës 4 nëntor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat thirri në një seancë dëgjimore Kryetaren e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, për Progresi-Raportin e Komisionit Europian për vitin 2009.
Zonja Lati foli për aktivitetin e Autoritetit të Konkurrencës gjatë periudhës midis dy raporteve, problematikat që Autoriteti ka ndeshur, zgjidhjet që janë dhënë dhe detyrat që u kanë dalë në Progres-Raport për periudhën e ardhshme.
Deputetët drejtuan pyetje dhe kërkuan sqarime rreth aktivitetit të këtij institucioni. Ata u ndalën në punën e institucionit në fusha të veçanta, kërkuan një vlerësim të këtij institucioni për ekonominë e vendit tonë, si dhe forcim të rolit të tij në të ardhmen.