E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

 


Në mbledhjen e datës 4 shkurt 2009, Komisioni për Ekonominë dhe

Financat diskutoi projektligjin: Për sigurimin e detyrueshëm në

sektorin e transportit, në prani të specialistëve të Ministrisë

së Financave dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Ky projektligj përmirëson bazën ligjore të sigurimit të

detyrueshëm dhe përfshirjen si të detyrueshme të disa produkteve

të reja të sigurimit në sektorin e transportit. Gjithashtu, ai

bën përafrim të legjislacionit me atë të BE-së në këtë sektor,

duke u mbështetur në disa direktiva.
Të rejat ai që sjell, janë: sigurimin e pasagjerëve nga

aksidentet në transportin publik; sigurimin e përgjegjësisë për

dëmin e shkaktuar palës së tretë nga përdorimi i mjeteve të

transportit ajror dhe mjeteve lundruese; përmirëson trajtimin e

dëmeve të mbulura nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm dhe

shërbimin ndaj konsumatorit; parashikon ngritjen e qendrës së

informacionit, për përmirësimin e standardeve të raportimit;

forcimin e rolit mbikqyrës së AMF-së.
Gjatë shyqrtimit nen për nen, deputetët diskutuan edhe për

propozimet e bëra në seancën dëgjimore nga Shoqata e Siguruesve

të  Shqipërisë dhe bënë propozime të ndryshme.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro, me

ndryshime.

 (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në

numrin : +355 4 22 78 289.)

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›