Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pret ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Gheorghe Micu në përfundim të misionit diplomatik.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Georghe Micu me rastin e përfundimit me rastin e të misionit të tij diplomatik në Tiranë
Ambasadori Micu shprehu vlerësimin dhe kënaqësinë për bashkëpunimin e gjithanshëm mes institucioneve të të dy vendeve dhe informoi se Kryetari i Senatit rumun do të vizitojë së afërmi Tiranën.
Senati dhe Dhoma e deputetëve shprehin edhe një herë vlerësimin dhe besimin në thellimin e reformave të Shqipërisë dhe shprehin mbështetjen e tyre për integrimin e Shqipërisë në institucionet europiane u shpreh ambasadori Micu.
Kryetarja e Kuvendit falenderoi ambasadorin Micu për ndihmesën dhe mbështetjen e gjerë, që ai ka dhënë gjatë 50 viteve të jetës dhe punës së tij diplomatike ne vendin tonë.
Kontributi juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në forcimin e miqësisë mes dy vendeve, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ndërsjelltë kulturor e arsimor mes Shqipërisë dhe Rumanisë - u shpreh ndër të tjera Kryetarja e Kuvendit.
Në këtë takim ambasadori rumun dorëzoi dhe letrën e falenderimit të Kryetarit të Senatit Mircea Geoana dhe të Kryetares të Dhomës së deputetëve Roberta Alma Anastase, drejtuar Kryetares së Kuvendit në përgjigje të urimeve, që zonja Topalli u ka drejtuar atyre, për zgjedhjen në këto poste të larta drejtuese.