Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvillon seancë dëgjimore për kontrollin mbi sistemin shëndetësor privat, standardet dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për popullatën.
I pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit ishte Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
Zoti Vasili informoi Komisionin mbi kontrollet e organizuara nga Ministria e Shëndetësisë mbi sistemin shëndetësor jopublik në Shqipëri. Ai garantoi se sistemi jopublik përmbush të gjitha standardet dhe është tërësisht i kontrolluar për zbatimin e tyre.
Pranë kësaj Ministrie është ngritur një task force, e cila verifikon vetëdeklarimet e subjekteve private që ofrojnë shërbim në sektorin shëndetësor. Kontrolli është shtrirë në këto kategori shërbimesh: spitale private, klinika diagnostikuese, klinika stomatologjike, laboratorë dhe shërbimin farmaceutik.
Pas diskutimeve dhe pyetjeve, Komisioni kërkoi nga Ministri që grupi task force i ngritur për ushtrimin e kontrolleve të sipërpërmendura, të njoftojë Komisionin në përfundim të aktivitetit të tij.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.