E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë miraton në parim projektligjin Për menaxhimin financiar dhe kontrollin

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim projektligjin Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, që përbën një akt të rëndësishëm në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Financave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Projektligji në fjalë përcakton rregullat, procedurat, strukturat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe kontrollit brenda njësive të sektorit public.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e Komisionit vlerësuan projektligjin si pjesë të rëndësishme të një pakete reformash që synojnë të rrisin efektivitetin dhe transparencën në menaxhimin e financave publike. Gjithashtu, deputetët vlerësuan përpunimin që projektligji u bën një sërë koncepteve të reja si koncepti i përgjegjshmërisë menaxheriale, koncepti i riskut, etj.

Komisioni miratoi në parim projektligjin Për menaxhimin financiar dhe kontrollin, ndërsa shqyrtimi nen për nen të do të vijojë në mbledhjet e ardhshme.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›