E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Ministrin e Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rritja e bashkëpunimit ekonomik, marrëdhëniet ndërparlamentare dhe Kosova ishin në fokus të takimit që Kryetarja e Kuvendit pati sot me Ministrin e Punëve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed al Nahyan.

Jemi krenarë dhe shumë të kënaqur për nivelin politik të marrëdhënieve tona, por kemi mundësi dhe duhet të bëjmë më shumë për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik, tha Ministri i jashtëm i Emirateve.

Duke ndarë të njëtin mendim me të, Kryetarja e Kuvendit tha se
Nxitja e investimeve është një prioritet, ashtu siç është tashmë realitet rritja e interesit të investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri. Vendi ynë ofron potenciale të mëdha në turizëm, infrastructure, energjitikë e të tjera dhe biznesi në Shqipëri gjen një klimë shumë të favorshme dhe siguri të plotë.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi Ministrin e jashtëm të Emirateve, për faktin se vendi i tij ishte i pari në Gjirin Persik që njohu pavarësinë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit tha se : Pavarësia e Kosovës ishte një nga qëllimet e vizitës që pata para pak kohësh në Gjirin P_ersik dhe ky vendim i Emirateve ishte një inkurajim edhe për vendet e tjera. Kosova është një realit i pakthyeshëm dhe tashmë ky shtet i ri ka institucione të forta, shtet ligjor dhe një demokraci funskionuese.

Ministri i jashtëm i Emirateve e njohu Kryetaren e Kuvendit edhe me takimin e një dite më parë me disa vende arabike, duke theksuar se Në këtë takim, personalisht ftova edhe vendet e tjera të njohin pavarësinë e Kosovës

Duke u ndalur në diplomacinë parlamentare, Kryetarja e Kuvendit shprehu interesin për rritjen e shkëmbimeve parlamentare , duke i përcjellë Kryetarit të Parlamentit të Emirateve, përmes Ministrit të jashtëm, përshëndetjet dhe ftesën për një vizitë në Tiranë.

Do të ishte kënaqësi për mua ti përcjell këtë mesazh të ardhur nga një zonjë Kryeparlamentare, tha Ministrit i jashtëm, duke shtuar se do ti sugjerojë Kryetarit të parlamentit të Emirateve, të marrë në delegacion edhe një numër deputetesh, të cilat zenë 23 përqind të parlamentit të Emirateve të Bashkuara.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›