Kryetarja e Kuvendit, në ditën botërore kundër drogës bën apel për një shoqëri të çliruar nga kthetrat e drogës.
Në ditën botërore kundër drogës, Kryetarja e Kuvendin iu drejtua të gjithë të rinjve me mesazhin: larg drogës, duke ftuar të gjithë prindër, mësues, mjekë, të afërm për një shoqëri të çliruar nga kthetrat e drogës.
Në vizitën e saj në Komunitetin Emanuel, një qendër sociale riaftësuese në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit u takua me stafin e përkushtuar të qendrës dhe bisedoi me të rinjtë, që kanë pasur një varësi nga droga, dhe përmes sportit, punës, pikturës, artit, arrijnë të largohen nga përdorimi i drogës e ti rikthehen jetës.
Kryetarja e Kuvendit gjatë kësaj vizite, lançoi nismën për ngritjen e një qendre shtetërore për raftësimin e të rinjve, përdorues të drogës.
Duke parë nga afër sallat e sportit, sallat e punimeve të drurit, punimeve artistike dhe të akomodimit, Kryetarja e Kuvendit u ndal veçanërisht në sallën e artit dhe pikturës, duke thënë se këto punime janë gjeniale, shprehje e një bote të madhe, e betejës për një jetë që duhet të vazhdojë.
Në mesazhin e saj si nënë, si grua por edhe si poltikane , Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
Sot është dita ndërkombëtare kundër përdorimit të drogës dhe të abuzimit me drogën. Në fakt, nga 350 ditë, çdo ditë e vitit duhet të jetë me një mesazh drejtuar atyre të rinjve, në mënyrë të veçantë të rinjve, të cilët bien pre nga moskuptimi, nga gjendja ekonomike nga situata të ndryshme familjare, përdorin drogën, dhe në varësi të drogës që përdorin, në varësi të dozave që marrin, natyrisht ata rrezikojnë fort. Rrezikojnë fort shëndetin e tyre fizik, rrezikojnë shumë gjendjen e tyre psikologjike, vuajnë vetë. Ky përdorim i drogës, u krijon dhimbje individualisht, krijon dhimbje te familja dhe, krijon një problem shoqëror dhe social.
Unë personalisht jam sot këtu, së pari për të dhënë një mesazh për të parandaluar këtë fenomen. Ne duhet të jemi një shoqëri pa drogë, të rinjtë tanë duhet të jenë të çliruar nga çdo lloj droge, apo përdorimi të saj. Por, jam sot këtu në të njëjtën kohë edhe për të falenderuar qendrën Emanuel, e cila është ndoshta qendra më e rëndësishme, ku këtu vijnë trajtohen, riaftësohen, dhe ata vetë mund të rikthehen për të ndihmuar të rinjtë e tjerë për tu çliruar nga përdorimi i drogës. Natyrisht, nuk është e lehtë për tu çliruar, kërkon një forcë të madhe, një vullnet të madh, por kërkon në radhë të parë një bashkëpunim dhe një kooperim midis shtetit, midis mësuesit, midis familjes, mjekut, shëndetësisë, policisë.
E gjithë shoqëria jonë duhet ta shohë si diçka të cilën duhet ta parandalojmë, të cilën kur u ndodh, duhet ta marrim ta trajtojmë me kurajo, për tu çliruar nga këto droga të ndryshme, dhe për tu integruar me dinjitet, me respektin e të gjithëve në shoqërinë dhe në jetën e përditshme. Natyrisht, unë e kuptoj si nënë, sa e vështirë është për fëmijën, për prindrin. Por edhe si politikane, e kuptoj se sa e rëndë është për shoqërinë, kur ne ndodhemi në raste të tilla, kur nuk ka dhe gjë më të bukur, ashtu siç pamë edhe këtu, disa kryevepra të jashtëzakonshme të këtyre të rinjve, që janë në këtë qendër rehabilituese. Po të shohësh punimet e tyre, janë të jashtëzakonshme, janë talente. Është gjeni ai i ri që ka bërë të tilla piktura dhe të tilla punime. Por në të njëjtën kohë të bën të mendosh se me vullnet të fortë mund ta kapërcesh edhe një situatë të tillë.
Thirrja ime në mënyrë të veçantë është për ata të rinj dhe të reja, larg drogës, larg përdorimit të saj, ne duhet të kemi një shoqëri të çliruar nga droga, ne duhet të luftojmë drogës dhe për këtë duhet një bashkëpunim i madh i të gjithë komponentëve, përfshi shoqërinë civile, shtetit në radhë të parë, policia, mjeku, mësuesi, familja. Fëmijët kërkojnë një mbështetje të madhe nga familja për ti qendruar afër, për tu përpjekur për ti kuptuar dhe pastaj për ti qendruar afër dhe jo për tu ndarë, nëse ata kanë gabuar në një ditë të caktuar të jetës së tyre. Unë dua tu falenderoj ju të gjithëve, për punën që keni bërë!
Presidentja e Komunitetit Emanuel në Shqipëri, Besa Roshi tha se: Është kënaqësi e veçantë për ne që shteti shqiptar po tregon një përkujdesje për të rinjtë që kanë të tilla probleme, jemi të nderuar me praninë e zonjës Topalli këtu, ky është një sensibilitet mjaft i veçantë, që do ti bëjë mirë të rinjve tanë për të ndjerë afër praninë e shtetit.
Në fund të vizitës, Kryetarja e Kuvendit u ul bashkë më të rinjtë që riaftësohen në këtë qendër, në një bisedë të ngrohtë e të hapur me ta për problement ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.