Kuvendi i Shqipërisë me mbështetjen e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) organizon seminarin me temë Komuniteti i Energjisë dhe qëndrueshmëria rajonale.
Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua sot seminari mbi Komunitetin e Energjisë dhe Qëndrueshmërinë Rajonale. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë (ECS).
Pjesëmarrës në këtë workshop ishin deputetë të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Komisionit për Integrimin Europian, përfaqësues të Bordit rregullator të Energjisë (ERE), specialistë të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe ekspertë të RCC-së dhe ECS-së.
Objekt i këtij seminari ishin tema të tilla si, Traktati i Komunitetit të Energjisë si kuadër ligjor dhe Shqipëria, rreziku i qëndrueshmërisë nga ndryshimet e klimës, zhvillimet e tregut në Komunitetin e Energjisë, etj.
Në prezantimin e tij eksperti në energji dhe infrastrukturë i RCC-së, Miroslav Kukobat u shpreh se "qëndrueshmëria lidhur me burimet natyrore më të mëdha, siç janë energjia, uji, ushqimi e toka e punueshme, nuk rrezikohen nga ndryshimet e klimës, vetëm nëse do të gjenden zëvendësues të përshtatshëm të tyre".
"Qëndrueshmëria kërkon që trendet aktuale dhe ato të projektuara në efektin serë të ndryshojnë dhe të gjitha vendet që angazhohen në objektiva konkrete për të luftuar ndryshimin e klimës"- u shpreh zoti Kukobat.
Gjatë drejtimit të workshopit kryetari i Komisionit për veprimtarinë prodhuese , Tregtinë dhe Mjedisin Jemin Gjana theksoi se roli i parlamente në zhvillimin e tregjeve energjitike është esencial, pasi arritja e bashkëpunimit efikas në këtë fushë arrihet dhe me standartizimin europian të ligjeve.
Drejtori i Sekretariatit të EnC Slavtcho Neykov dhe Eksperti i Lartë në Infrastrukturë dhe Energji pranë Sekretariatit të RCC, Miroslav Kukobat, evidentuan ndër të tjera zbatimin teknik të strategjisë së energjisë rritjes e kapaciteteve të parlamenteve në monitorimin e reformave ekzekutive në energji si dhe cështjet e transparencës, luftës kundër korrupsionit në zhvillimin e tregjeve.
Duke u ndalur në mënyrë specifike te vendi ynë, prezantuesit e cilësuan Shqipërinë si një anëtare të përkushtuar të Komunitetit të Energjisë dhe një partner të shkëlqyer.
Zoti Neykov, ndër të tjra, theksoi se "duke u kthyer në një shembull të shkëlqyer për hapat e ndërmarrë për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht atij të energjisë, si dhe për hartimin e legjislacionit dhe përshtatjen e tij me traktatet për energjinë, Shqipëria ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ndaj investitorëve dhe Bashkimit Europian nëpërmjet politikës ne e dimë çpo bëjmë dhe e dimë ku duam të shkojmë, tha ndër të tjera zoti Neykov.
Seminari vijoi me diskutime të deputetëve dhe konferencë për mediat, të drejtuesve të workshopit lidhur me projektet e ardhshme të Komunitetit të Energjisë, instalimin e teknologjive të reja, etj.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.