Komisioni për Sigurinë diskuton ligjin e SHISH-it
15/03/2010 Axhenda parlamentare
Komisioni parlamentar për Sigurinë Kombëtare ka planifikuar të zhvillojë një mbledhje për të diskutuar ligjin “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”. Pritet që komisioni të shtyjë për një tjetër datë këtë mbledhje duke iu referuar “këshillës” më të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë ligj, këshillë të cilën mazhoranca nuk mundet të mos e marrë parasysh. Projekti kaloi me konsensusin e palëve një javë më parë në komisionin e Ligjeve, por tri ditë më pas, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë bëri thirrje për rishikim të tij, duke marrë në konsideratë edhe këshillat e ekspertëve ndërkombëtarë. Komisioni la të paprekur propozimin për kufizimin në 5 vjet të mandatit të drejtorit të SHISH-it, si dhe përcaktoi një mandat të njëjtë edhe për zëvendësin e tij. Pas hyrjes në fuqi të ligjit antimafie, ky institucion me ndryshimet e fundit do të ketë edhe detyrën për mbledhjen e informacionit që i shërben zbulimit apo parandalimit të pastrimit të parave apo korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike.