Kryesocialisti Rama mashtron qytetarët
15/03/2010 Reagimi i PD-së
Partia Demokratike ka vlerësuar si mashtrim të pastër, me qëllim përfitimi politik, deklaratën e kryesocialistit Edi Rama, sipas të cilit, Qeveria nuk ka para për të dëmshpërblyer të dëmtuarit nga përmbytjet. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, ka thënë dje se Qeveria jo vetëm do të dëmshpërblejë të prekurit nga fatkeqësitë natyrore, por do të marrë të gjitha masat që situata të tilla të mos përsëriten, duke ndërtuar infrastrukturën e zonave të tyre në përputhje me premtimet e bëra. “Partia Demokratike i rikujton kryetar Edvin Kristaq Krizës, apo kryetar “2K” se alternativa juaj e shpifjes, mashtrimit dhe trillimit mori përgjigjen e merituar më 28 qershor”, tha Mëhilli. Zëdhënësja demokrate theksoi se kriza ekonomike e pretenduar nga kreu i PS-së është thjesht në mendjen e tij dhe aspak reale. “Një krizë, të cilën e ka veçse në mendjen e tij, një krizë që i vjen edhe ditën me diell, ndërkohë që qytetarët e mbarë Shqipërisë po festojnë Ditën e Verës dhe nuk po dëgjojnë vajet e kutive dhe të krizës së kryetarit ‘2K’”, tha zëdhënësja e PD-së.