Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dëgjon raportin vjetor të AKEP
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 15.3.2010, në orën 11:00, dëgjoi prezantimin e raportit vjetor të AKEP-it.
Ishin të pranishëm në mbledhje, Kryetari i Bordit Drejtues të AKEP-it, Pirro Xhixho, anëtarja i këtij bordi, Zamira Nurçe dhe shefi i kabinetit Gazmir Isakaj. Fillimisht, u dëgjua relatori i komisionit deputeti, Selami Xhepa.
Ai theksoi se industria e komunikimeve elektronike është një fushë e rëndësishme e ekonomisë rritja e së cilës, në sasi dhe cilësi, rrit konkurueshmërinë e ekonomisë sonë.
Tarifat e shërbimit të telefonisë celulare, që cilat kanë qenë më të lartat në rajon, tani janë më të ulta se niveli mesatar i tyre, në vendet e OECD-së. AKEP-i ka një rol të drejtpërdrejtë si rregullator, jo vetëm për marrëdhëniet mes operatorëve, por edhe për interesin publik. Frekuencat janë një pasuri e madhe kombëtare. Zhvillimet e fundit kanë krijuar një bazë të mire, që viti 2010 të shënojë një përshpejtim të mëtejshëm të zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike. Më pas, Kryetari i Bordit Drejtues të AKEP-it, Pirro Xhixho, paraqiti në mënyrë të përmbledhur raportin, I cili përbëhej nga këto çështje kryesore: - Raporti i punës së AKEP-it për vitin 2009;
- Programi vjetor i punës për vitin 2010;
- Raporti për statusin e shërbimit universal
- Raportimi i realizimit të treguesve financiarë vjetorë të AKEP-it Mbledhja vijoi me pyetjet e anëtarëve të Komisionit për të ftuarit. Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryetari i Komisionit, Jemin Gjana theksoi se kjo është një industri nga më të rëndësishmet, që do të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen. Është fakt, që jo të gjitha zonat e vendit mbulohen nga shërbimi i telefonisë celulare, gjë që tregon se kanë mbetur pa mbuluar zonat që kërkojnë më shumë investime. Është parashikuar, që në korrik të këtij viti të hyjë në treg operatori i katërt celular.
Me gjithë arritjet, ka akoma gjëra për të përmirësuar. Përfaqësuesit e AKEP-it do të ftohen përsëri në komision gjatë vitit 2010.