E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Habsburg: Bojkoti nuk është kurrë zgjidhje për një problem.

Gjatë vizitës në Suedi, Kryetarja e Kuvendit u prit edhe nga Kryetarja e delegacionit të Suedisë në Asamblenë parlamentare të OSBE-së, Walburga Habsburg. E pyetur pas takimit nga media, lidhur me bojkotin e opozitës , zonja Habsburg tha: "Mendoj se është për të ardhur keq sepse ka pasur shumë vëzhgues të zgjedhjeve nga OSBE dhe nga Këshilli i Europës dhe unë vërtet shpresoj që situata të ndryshojë dhe të marrë fund, sepse bojkoti nuk është kurrë zgjidhje për një problem.
Sa kohë që punohet për procedurat e Kodit, gjithçka është në rregull, por zgjedhjet nuk mund të diskutohen dhe unë shpresoj që opozita do ta kuptojë këtë. "



Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›