E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Komisionit të jashtëm suedez, Lennmarker: Shqipëria, zhvillime të shpejta në një kohë rekord.

Mbështetje për heqjen e vizave Kryetarja e Kuvendit e mori edhe nga Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit të Suedisë, Goran Lennmarker, i cili rezervoi një pritje të veçantë, si dhe u zhvillua një seancë dëgjimore në këtë komision. Zoti Lennmarker, tha se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Suedisë dhe ne do tju mbështesim për të përshpejtuar procesin integrues.

Gjatë vizitave të fundit në Shqipëri, tha ai, kam konstatuar zhvillimet e shpejta në një kohë rekord.

Jemi në anën tuaj për heqjen e vizave dhe i qëndrojmë fort kësaj politike. Ne ju mbështesim, sepse ju keni realizuar reformat.

Kryetarja e Kuvendit tha se arritëm të bëjmë reforma rrënjësore, sepse vizioni ynë u mbështet në ëndrrën e shqiptarëve për tu bërë pjesë e familjes europiane, ku i takon të jetë. Si përgjigje e këtyre reformave ne realizuam anëtarësimin në NATO. Tani është koha për të hequr vizat për shqiptarët sepse ne i kemi përmbushur detyrimet.
I pyetur nga gazetarët pas takimit, zoti Lennmarker tha:

Parlament i Suedisë është angazhuar fort për liberalizimin e vizave. Ne mendojmë se deputetët e Partisë Socialiste duhet të zënë vendet e tyre në Parlament dhe të bëjnë opozitë konstruktive. Mendoj është shumë e rëndësishme që të gjithë deputetët të marrin pjesë në punimet e Parlamentit.
Mendoj se Qeveria ka ofruar që të hapë gjithçka, por jo ato që janë detyrë kushtetuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sistemit gjyqësor. Mendoj se Kushtetuta e vendit duhet respektuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›