Suedia mbështet fuqimisht heqjen e vizave për shqiptarët. Westerberg: Shqipëria po punon fort, ndaj ne mbështesim anëtarësimin sa më të shpejtë në BE.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Stokholm me ftesë nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, zoti Per Westerberg. Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryetari parlamenti të Shqipërisë në Suedi.
Duke i uruar mirëseardhjen në Stokholm, zoti Westerberg shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe e vlerësoi atë si një vijim të frytshëm të dialogut të nisur një vit më parë me vizitën e tij në Tiranë.
Ne tha ai, vlerësojmë qeverisjen tuaj, rritjen ekonomike dhe shtetin ligjor prandaj dhe ju mbështesim.
Ne mbështesim integrimin tuaj dhe shpresojmë që shumë shpejt të jeni anëtarë në BE. Ne ju urojmë sukses në negociatat e anëtarëismit dhe në reformat tuaja, të cilat janë të guximshme por të nevojshmë për këtë anëtarësim. Ai theskoi se anëtarësimi është në të mirë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës e të gjithëve ne.
Lidhur me zgjedhet e fundit , zoti Westerberg theksoi se Shqipëria realizoi zgjedhje shumë të mira, sikurse i vlerësuan edhe ndërkombëtarët.
"Kur njihen rezultatet, parlamenti fillon punën për të trajtuar çështjet e qytetarëve dhe nuk i takon parlamentit të trajtojë çështje, që tashmë kanë marrë gjykimin nga drejtësia. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për politikën reformatore të Shqipërisë dhe për zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Biseda u fokusua kryesisht në plotësimin e detyrimeve që Shqipëria ka përmbushur. Për të gjitha këto ne presim marrjen e vendimit nga BE për heqjen e vizave, theksoi Zonja Topalli.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e vlerësoi këtë vizitë shumë pozitive dhe shprehu besimin dhe shpresën për mbështetjen e Suedisë si vend anëtar i rëndësishëm i BE në pritshmërinë e gjithë shqiptarëve për heqjen e vizave.
Trajtimi i kërkesës së Shqipërisë për antarësim u bë gjatë presidencës suedeze dhe po gjatë kësaj presidencës, me 16 nëntor 2009, iu kërkua komisionit përgatitja e opinionit për Shqipërinë. Kjo solli që vetëm një muaj më pas, më 16 dhjetor 2009, ti dorëzohet Shqipërisë pyetsori nga Komisioni Europian. Këto data janë të një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, tha zonja Topalli. Dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës presidencës së Suedisë.
Ky proces madhor përbën jo vetëm një test të kapaciteteve të institucioneve tona por kryesisht bazohet në angazhimin dhe përkushtimin maksimal të qeverisë, tha kryetarja e Kuvendit.
Dy kolegët theksuan rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe vlerësuan se, ky shkëmbim vizitash i shërben bashkëpunimit aktiv dhe frymës së miqësisë midis dy parlamenteve dhe më gjerë.
Duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira politike midis Suedisë dhe Shqipërisë, du kryetarët e Parlamenteve shprehën vendosmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në fusha me interest të përbashkët.