E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PËR TRANSFERIMIN E DISA PASURIVE, TRUALL NË PRONËSI TË BASHKISË SË ELBASANIT

V E N D I M PËR

TRANSFERIMIN E DISA PASURIVE, TRUALL NË PRONËSI TË BASHKISË SË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës  dhe të neneve 3, shkronja “k”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

 

1.      Transferimin në pronësi të bashkisë së Elbasnait të pasurive truall, në zonën kadastrale 8525, parcelat nr.13/36, 13/57, 13/58, 13/59, 13/72, 13/76, pjesë të pronës nr.639, në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në bashkinë e Elbasanit, për ngritjen e banesave sociale, sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.     Bashkisë së Elbasanit nuk i lejohet tjetërsimi ose ndërrimi i destinacionit të këtyre pasurive apo dhënia në përdorim të tretëve.

3.     Ngarkohen kryetari i bashkisë Elbasan dhe kryeregjistruesi  i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


25/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›