Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton Kalendarin e Punës së Komisionit dhe vazhdon shqyrtimin e projektligjit Për gjuetinë
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 1.3.2010, në orën 11:00, vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për gjuetinë, si dhe hartoi e miratoi Planin Trejavor të Punës së Komisionit.
Ishin të pranishëm në mbledhje, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave: Saimir Hoxha, Bajram Ejdiaj Elvana Rama dhe Haki Zotaj.
Mbledhja vijoi me shqyrtimin e riformulimeve, me qëllim përmirësimin e neneve 19, 24, 26, 64 dhe 65 të projektligjit, që kishin përgatitur përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
Këto riformulime u pranuan nga Komisioni, me disa redaktime që u bënë gjatë mbledhjes.
Në përfundim, Komisioni e miratoi në tërësi projekligjin në fjalë, me ndryshimet e propozuara gjatë mbledhjes.
Të gjitha ndryshimet e propozuara gjatë shqyrtimit të projektligjit do të pasqyrohen në raportin e komisionit për seancën plenare.