E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miraton një projektligj

Në mbledhjen e datës 22 shkurt 2010, Komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë, për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacioneve të klasifikuara . Kjo marrëveshje është një marrëveshje kuadër, e cila ka si qëllim sigurimin e mbrojtjes së informacionit të klasifikuar midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Letonisë. Në kuadër të anëtarësimit në NATO, në nismat e shumta rajonale apo ndërkombëtare, si dhe në vijim të planit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, kjo marrëveshje vjen si përgjegjësi dhe detyrim i shtetit dhe institucioneve të tij që informacionin e klasifikuar të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ta ruajë sipas standardeve të kërkuara. Marrëveshja përcakton mënyrën e marrjes së masave të sigurisë nga palët për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar, si dhe parashikon masat që duhet të marrin palët në përputhje me legjislacionet e tyre të brendshme, në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje të përshtatshme të këtij informacioni, të marrë në bazë të kësaj marrëveshjeje. Çdo palë do të mbulojë shpenzimet e saj, që do të rezultojnë si rezultat i zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Projektligji u miratua me të gjitha votat e deputetëve të pranishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›