E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton dy projektligje.

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2008, shqyrtoi  projektligjet:
1. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërkombëtare për ullirin dhe vajin e ullirit.
 2. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për mbrojtjen e turizmit kulturor nënujor, Paris 2001.
 Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësueset e Ministrisë së  Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Brunilda Stamo dhe Fatmira Allmuça, si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Olsi Lafe.
Për projektligjin e parë, u dëgjuan  fillimisht përfaqësueset e  Ministrisë, të cilat theksuan  se pjesëmarrja në  këtë marrëveshje ndërkombëtare ka si detyrim   financiar për shtetitn tonë një shumë prej 30 mijë Eurosh në vit, por gjithashtu ka një interes ekonomik dhe social për ne. Ajo do të ndikojë  në standartizimin dhe rregullimin e tregut  të ullirit dhe vajit të ullirit, statistikave, promovimit, përmirësimit të cilësisë, bashkëpunimit teknik, informacionit,  menaxhimit financiar dhe  forcimit të lidhjeve të biznesit me konsumatorët. Institucioni përgjegjës për zbatimin e  marrëveshjes në fjalë, është Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Më tej, u vijua me pyetje për  specialistet.Në  përfundim, Komisioni u shpreh dakord për kalimin e këtij projektligji për shqyrtim në seancë plenare.
Për projektligjin e dytë, fillimisht  bëri një paraqitje të shkurtër përfaqësuesi i Ministrisë. Ai vuri në dukje se  cilat ishin  objektivat kryesore të Konventës. Aderimi në këtë  Konventë do të bëjë të mundur plotësimin  e bazës ligjore  për mbrojtjen e trashëgimisë  kulturore nënujore.
Institucioni përgjegjës për zbatimin e  marrëveshjes në fjalë është Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.  Më tej,  u kalua në pyetje për  specialistin. Në  përfundim, Komisioni u shpreh dakord për kalimin e këtij projektligji për shqyrtim në seancë plenare.

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›