Kryeministri Berisha: Reformimi i institucioneve të drejtësisë, përparësia më madhore e mazhorancës
Kryeministri Berisha deklaroi dje se reformimi i institucioneve të drejtësisë mbetet përparësia më madhore e kësaj mazhorance.
Kryeministri u shpreh se në çdo vend të lirë në qoftë se do të listoheshin pushtetet, në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut, pushteti i drejtësisë është më themelor se të gjithë pushtetet e tjera.
“Mendoj se drejtësia ka bërë një progres të pamohueshëm në tërësinë e vet, por nga ana tjetër gjykoj se problem kryesor për pavarësinë e këtyre institucioneve dhe pikërisht për hir të lirive dhe të drejtave të Njeriut më shumë se çdo gjë tjetër ato duhet të jenë të pavarura”, u shpreh Kryeministri duke nënvizuar ky është një nga motivet më kryesore të pavarësisë së tyre.
10/12/2008