E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

 

Në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik të datës 25 nëntor 2008, pas diskutimit në parim të projektligjit Për Buxhetin e Shtetit të Vitit 2009 të zhvilluar në mbledhjet e datave 11 dhe 12 nëntor, në prani të përfaqësuesve të fushave që mbulon ky Komision, u diskutua projektligji nen për nen.

Më pas, mbledhja vazhdoi me njohjen e letrës drejtuar Komisionit nga Instituti i Çështjeve Kombëtare, ku kërkohej organizimi i një seance dëgjimore për të diskutuar gjendjen dhe probleme të ndryshme të medias shqiptare. Deputetët prezent në mbledhje u shprehën pro kësaj kërkese, duke caktuar datën 9 dhjetor për zhvillimin e seancës dëgjimore. 


 
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›