E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria shqiptare plotësisht e angazhuar për garantimin e votës së lirë

Kryeministri Berisha shprehu sot angazhimin e  tij dhe të qeverisë së drejtuar prej tij për përkushtimin e plotë dhe total për garantimin e votës së lirë.

Kryeministri uroi që të ketë një dialog mes partive të opozitës dhe të bëhet zgjidhja më e mirë. “Ekziston përkushtimi im i plotë dhe total për votën e lirë. Kodi do të votohet, sepse me atë grevë urie nuk kemi patur asnjë lidhje. Për mua nëse komisioneri ishte i Gjinushit, i Ilir Metës apo i zotit Milo apo i tjetërkujt kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh, përkundrazi mbajta përbaltjen e grevës së urisë”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Nuk është e vërtetë, vijoi më tej Kryeministri Berisha se nëse jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi, përkundrazi procesi merr edhe garanci shtesë për këtë diskutim. “Unë jam neutral në këtë mes. Uroj që ata të gjejnë një mirëkuptim dhe kaq dhe nuk kam ndonjë gjë tjetër”, u shpreh më tej Kryeministri Berisha duke nënvizuar se nuk përzihet në çështjet e brendshme të opozitës.


10/12/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›