E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon Kryeministrin e Bosnje-Hercegovinës.

  Pak ditë pas vizitës së Kryetarit të Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Lozançiç në Tiranë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur sot në zyrën e saj Kryeministrin e shtetit fqinj,  Nikola Spiriç të cilin e takonte për të dytën herë pas takimit në Sarajevë në vizitën e saj zyrtare në korrik të këtij viti.   Këto shkëmbime intensive vizitash, u vlerësuan nga Kryeministri Spiriç dhe Kryetarja e Kuvendit si një tregues i një niveli shumë të lartë bashkëpunimi.   Këto marrëdhënie shumë të mira politike, tha Kryeministri Spiriç duhet të rezultojnë në një  bashkëpunim të matshëm mes dy vendeve në fusha konkrete. Jam shumë i kënaqur, vijoi ai që kemi nënshkruar një sërë marrëveshjesh shumë të rëndësishme në fushat e ekonomisë, energjitikës, kulturës e arsimit, dhe besoj se këto marrëveshje do të miratohen së shpejti nga parlamentet tona.   Vetëm pak ditë më parë, tha Kryetarja e Kuvendit në miratuam në parlament një marrëveshje shumë të rëndësishme me Bosnje-Hercegovinën në fushën e doganave. Marrëveshjet e reja të nënshkruara do të hyjne menjëherë në axhendën parlamentre sapo ato të mbërrijnë në Kuvend në mënyrë që të nisë sa më shpejt zbatimi i tyre. Në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Kryeministri Spiriç shprehu vlerësimet për progresin e madh  e të dukshëm të bërë nga Shqipëria në ecjen e saj drejt BE-së dhe NATO-s.   BE dhe NATO janë objektivat tona të përbashkëta, u shpreh ai,  dhe arritja e këtyre qëllimeve e bën më të afërt bashkëpunimin mes dy vendeve tona por edhe mes vendeve të rajonit.   Kryetarja e Kuvendit u shpreh optimiste për një ritëm edhe më intensiv të ratifikimt të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO deri në Samitin e ardhshëm, ndërkohë që 11 parlamente tashmë kanë dhënë votën e tyre pro.   Duke e cilësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin e vendeve të A3, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se edhe bashkëpunimi i ri, A3+2 pra së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e zi do të jetë shumë i suksesshëm në përshpejtimin e proceseve integruese të rajonit.   Kryeministri Spiriç dhe Kryetarja e Kuvendit diskutuan gjerësisht edhe mbi heqjen  e regjimit të vizave mes dy vendeve në një kohë kur si Shqipëria ashtu edhe Bosnje-Hercegovina kanë nisur negociatat për liberalizimin e vizave me BE-në.   Biseda u ndal edhe në zhvillimet e fundit rajonale.   Rajoni ynë tha Kryeministri Spiriç ka pësuar dhe mësuar shumë nga e kaluara ndaj dhe të gjithë dëshirojmë një të ardhme sa më të stabilizuar dhe paqësore në rajonin tonë.   Duke folur rreth çështjes së Kossovës, Kryetarja e Kuvendit theksoi rëndësinë e shtrirjes së menjëhershme të misionin EULEX, duke ritheksuar qendrimin se asgjë nuk mund të kërcënojë integritetin territorial, pavarësinë dhe paqen në Kosovë.
                                                                       
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›