Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton projektligjin Për disa shtesa në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007 Për inspektimin e ndërtimit.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 4.2.2010, në orën 11:00, shqyrtoi nen për nen projektligjin: Për disa shtesa në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007 Për inspektimin e ndërtimit.
Ishte e pranishme në mbledhje përfaqësuesja e e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Gentiana Dorezi.
Fillimisht u dëgjua përgjigja e përfaqësuesve të ministrisë për çështjet që u ngritën në mbledhjen e mëparshme, gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit.
Pas diskutimeve, Komisioni e votoi projektligjin nen për nen dhe në tërësi. Anëtarët e komisionit e miratuan projektligjin në fjalë, dhe u shprehen dakord për kalimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.