E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Për barrat dhe hipotekat detare.

 


Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 23.2.2009, filloi shqyrtoi    projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Për barrat dhe hipotekat detare.
 
 Në mbledhje ishte i pranishëm specialisti i Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Vladimir Naqellari.


Fillimisht u dëgjuan  shpjegimet e  përfaqësuesit të Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Ai shpjegoi se qëllimi  i kësaj konvente,  është vendosja e një instrumenti ligjor   uniform  ndërkombëtar  në fushën e barrave  dhe garancive hipotekare detare.

Aderimi në këtë konventë   është vazhdim i plotësimit të kuadrit ligjor  kombëtar në përputhje me atë ndërkombëtar,  në përputhje me  zbatimin e nenit 106   të MSA-së.

Aderimi në këtë konventë nuk ka detyrime financiare. Institucioni përgjegjës  për zbatimin e projektligjit në fjalë, është  Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Pas diskutimeve, Komisioni e miratoi në parim  projektligjin dhe u shpreh  dakort për kalimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.


Tiranë,  më 23.2.2009                   

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›