Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin: Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 18.2.2009, filloi shqyrtimi e projektligjin: Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Ndërkombëtar për Zhvillimin Bujqësor (IFAD), për financimin e programit, Malet drejt tregut.
Në mbledhje ishte i pranishëm: specialisti i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Grigor Gjeçi.
Fillimisht u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ai shpjegoi se projekti në fjalë, i cili është nënshkruar më 15.9.2009, synon rritjen e të ardhurave të shtresës së varfër të popullsisë në zonat e programit përmes punësimit në zinxhirët e marketingut, përmes përmirësimit të kushteve të aksesit të tyre në tregjet e produkteve, përmirësimit të njohurive teknike dhe rritjes së aksesit në punësim.
Programi do të zbatohet në katër qarqe: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.Programi përbëhet nga tre komponentë:
- Zhvillimi i tregjeve rurale
- Infrastruktura ndërlidhëse e tregjeve
- Menaxhimi i programit dhe mbështetje për MADA-n
Termat e kredisë së IFAD-it janë:
Principali 5 860 000 SDR
Maturimi 20 vjet
Periudha pa pagesë principali 5 vjet
Interesi Gjysma e normës së interesit të përllogaritur nga IFAD
Tiranë, më 18.2.2009
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).