Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjin : Për miratimin e kontratës së koncensionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 17.2.2009, filloi shqyrtimin e projektligjit: Për miratimin e kontratës së koncensionit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe AVN AG, Statkraft AS dhe Devoll Hydropoëer, sh.a, si bashkëkoncensionarë, për projektimin, financimin, ndërtimin, marrjen në pronësi, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e projektit të hidrocentralit në lumin Devoll, në Republikën e Shqipërisë.
Në mbledhje ishin të pranishëm: Përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Alfred Rushaj, Fation Tugu e Sulejman Xhelepi.
Fillimisht u dëgjuan dy relatorët e Komisionit për këtë projektligj, deputetët Ilir Bano dhe Flamur Hoxha.
Deputeti Ilir Bano ftoi komisionin ta votojë projektligjin pasi koncesionari po hyn në një investim të konsiderueshëm dhe afatgjatë me vlerë rreth 1 bilion euro. Nga realizimi i kësaj kontrate do të ketë përmirësim të sigurisë të furnizimit me energji elektrike, rritje të stabilitetit të sistemit, zhvillim të tregut të energjisë elektrike, optimizim të kaskadës së lumit Devoll, rritje të vëndeve të punës, përfitime ekonomike për shtetin tonë, nxitje të investimeve të huaja, sigurimi i një sistemi modern të energjisë elektrike për Shqipërinë, rritje të bashkëpunimit rajonal dhe një impakt shumë pozitiv mbi ekonominë e vendit.
Relatori i opozitës Flamur Hoxha kishte vërejtje sepse sipas tij, me këtë kontratë janë shkelur disa nene të Ligjit Për koncesionet.
Përfaqësuesit e Ministrisë bënë sqarimet e duhura në lidhje me vërejtjet e deputetëve.
Pas diskutimeve, Komisioni me shumicë votash e miratoi në parim projektligjin dhe u shpreh dakort për kalimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.
Tiranë ë 17.2.2009
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).