Presidenti Topi uron z. Viktor Janukoviç me rastin e zgjedhjes në postin e lartë të Presidentit të Ukrainës.

25 shkurt 2010
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi z. Viktor Janukoviç në të cilin shkruan:
“Zgjedhja Juaj në postin e lartë të Presidentit të Ukrainës, më jep rastin t’ju përcjell urimet e mia më të mira për përmbushjen me sukses të kësaj detyre!
Më lejoni, me këtë rast, të shpreh besimin se marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Ukrainës, gjatë Presidencës suaj do të zhvillohen më tej në të ardhmen, në fusha me interes të ndërsjellë për dy vendet dhe popujt tanë”.