E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi ngushëllon Presidentin kinez Hu Xhintao për viktimat e shkaktuara nga tërmeti në Provincën e Qinghait.

16 prill 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao në të cilin shkruhet:

“Më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rënë në datën 14 prill, në Provincën e Qinghait.

Më lejoni të ndaj me Ju këtë dhimbje të thellë që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t’ju shpreh Juve personalisht, qeverisë dhe popullit mik kinez, ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›