Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton 2 projektligje
Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e datës 19 Janar 2010, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, z.Ilir Rusmali dhe në prani të përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave, mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjet:
1. Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë, për financimin e projektit për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të Qendrave Rajonale të Emergjencës në Republikën e Shqipërisë.
2. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare në Mesdhe të Konventës së Barcelonës, Për mbrojtjen e mjedisit detar dhe të rajoneve bregdetare të Mesdheut.
Në vijim Komisioni miratoi edhe programin e punës së Komisionit për periudhën në vazhdim, duke caktuar edhe deputetët relatorë për projektligjet, në të cilat Komisioni i Ligjeve është Komision përgjegjës.