Kryetarja e Kuvendit: "Europa është zgjedhja jonë."
Deklaratë e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli
Jam sot këtu, për të informuar opinionin publik për një ngjarje jashtezakonisht të rëndë, të cilën do ta konsideroja si një atentat të qëllimshëm ndaj imazhit politik të Shqiperisë.
Dy dite më parë, pra, më datë 24 Janar, Partia Socialiste, nëpërmjët kësaj letre, që mban stemën dhe vulën e Partisë Socialiste, e firmosur nga Arta Dade, i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit të Europës, heqjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare. De facto, perjashtimin e Shqiperisë nga ky organizëm europian.
Në mënyrë të qëllimshme, zyrtarisht, Partia Socialiste mashtron Keshillin e Europës, kur thotë se, citoj, Kryetarja e Parlamentit ka shkelur rregulloren, duke mos respektuar proporcinalitetin në përbërjen e delegacionit.
Kësaj gënjeshtre nuk po i përgjigjem me fjalet e mia, por me vendimin e Komitetit për Rregulloren, Manadatet dhe Imunitetet në Strasburg. Pas verifikimit, sot ky komitet vendosi se, po citoj, Nuk ka mungesë balance në delegacionin shqiptar, se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shkelur kërkesat e Rregullores së Asamblesë Parlamentare. Për këtë arsye u vendos unanimisht, siç thuhet në raport, se kredenecialet e delegacionit të Shqipërisë të ratifikohen.
Për asnjë moment nuk kam dyshuar se Këshilli i Europës do të merrte këtë vendim për Shqiperinë. Se besueshmëria e vendit nuk rrezikohej. Kam pritur zyrtarisht këtë vendim, që zyrtarisht të përgjigjem me fjalët e Europës dhe jo me fjalët e mija. Gjatë gjithë ditës së djeshme kam degjuar me durim shpifjet dhe mashtrimet e autorëve të ketyre trakteve kundra Shqiperisë, të përcjella në Strasburg me letër dhe me telefon. Kam ndjekur me durim të gjithë ata që, në media, triumfalisht dhe me kënaqesi, deklaronin se kjo ishte hera e dyte që po i shkaktonin Shqiperisë një atentat të tillë në Strasburg.
Në fakt përsëri gënjejnë! Kjo nuk është hera e dytë, por është hera e tretë. 15 vjet më parë, zyrtarisht, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Namik Dokle, deklaroi në seancën ku do të vendosej anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës se, po citoj sërish Molla nuk është pjekur ende, duke votuar kundër anëtarësimit të Shqipërisë në Keshillin e Europës, në vitin 1995.
Në cilesinë e Kryetares së Kuvendit, nuk i garantoj dot shqiptaret se të njëjtët shokë dhe shoqe në Partinë Socialiste apo jashte saj, nuk do të bashkohen për ti bërë Shqiperisë të njëjtin atentat për herë të katërt, të pestë apo të gjashtë. Ajo për të cilën unë garantoj shqiptarët është se besueshmeria e vendit, kredencialet e tij në cdo organizëm, ku ne marrim pjesë, do të ratifkohen gjithnje, po me votë unanime. Si sot.
Sot, në këtë moment, besoj se të gjithe shqiptarët bashkohen me mua në ndjesinë e percmimit dhe neverisë ndaj këtij akti të denjë per kohën më të errët të ekzistencës së Partisë së Punës, të cilën, dikush, sot, pas 20 vjetësh, na e rikthen po aq të përbuzshme jo vetëm në Tiranë, por edhe në Strasburg. Dhe ky njeri ka një emër. Edvin Kristaq Rama.
Ata shqiptarë, që më 28 qershor votuan Partinë Socialiste, nuk votuan që shoku Edvin Kristaq Rama, të kërkontë përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Europës dhe as të pengojë liberalizimin e vizave.
Përkundrazi! Cdo shqiptar, pavarësisht për cilën parti ka votuar, ka aspiruar dhe aspiron për ribashkimin e Shqipërisë me Europën.
Turpi është zgjedhje e Edvin Kristaq Ramës. Dështimi, si gjithnjë, është fati i tij.
Europa është zgjedhja dhe fati ynë dhe i gjithe shqiptarëve, përfshirë edhe ata që votojnë Partinë Socialistejo Partinë e Punës.
Veprimtari
Rendi i Ditës
Programi i Punës
Kalendari i Punimeve
Si kanë votuar Deputetët
Seancë
Komisionet
Ligje te miratuara
Aktivitete te tjera
Lajmet e fundit
Kryetarja e Kuvendit: "Europa është zgjedhja jonë."[ 26 Janar, 2010 ]
Deklaratë e Zëdhënëses së Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë:"Kërkesa e PS për të sfiduar kredencialet e Delegacionit parlamentar në KiE, përpjekje dashakeqe ndaj vendit".[ 25 Janar, 2010 ]"Kërkesa e Edvin Ramës është false dhe e pabazuar. Atyre që shohin me kënaqësi sfidën e kredencialeve, u bëjmë të ditur se proçedurialisht është shfrytëzuar e drejta e Rregullores."
Njoftim për shtyp[ 24 Janar, 2010 ]Mazhoranca nuk cakton emrat e opozitës në Asamblenë e Këshillit të Eropës. Zoti Kastriot Islami ka qenë anëtar i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe mbetet deri në momentin që opozita do të caktojë emrat për këtë delegacion. Çdo interpretim tjetër është spekulativ dhe abuziv.
Kuvendit fton opozitën të përcaktojë emrat e saj për delegacionin e Asamblesë së Këshillit të Europës, Asamblesë së NATO-s, Asamblesë së OSBE-së dhe institucione të tjera.
Kuvendi mblidhet në seancë plenare.[ 21 Janar, 2010 ]
Kryetarja e Kuvendit pret Ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak[ 21 Janar, 2010 ]Ministri i Jashtëm sllovak: Sllovakia mbështet integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve tona mike.
Kryetarja e Kuvendit bën homazhe në nderim të përkthyesit të madh Pashko Gjeçi[ 21 Janar, 2010 ]Kryetarja Jozefina Topalli: Pashko Gjeçi ishte një erudit, një shqipërues nga ata që lindin një herë në 100 vjet
Studiues italianë i dhurojnë Kryetares së Kuvendit librin e statuteve të Shkodrës që datojnë prej vitit 1300[ 20 Janar, 2010 ]Kryetarja Topalli shprehu mirënjohjen e thellë për punën e madhe që studiuesja italiane Luçia Nadin ka bërë dhe vazhdon të bëjë për ti rikthyer Shqipërisë faqe të rëndësishme të historisë së saj.
Kryetarja e Kuvendit pret ambasadorin e Ukrainës për Shqipërinë, Valery Tsybukh[ 20 Janar, 2010 ]Kryetarja Topalli, nëpërmjet ambasadorit Tsybukh, i përcolli një ftesë homologut të saj ukrainas, Volodymyr Lytvyn, për të vizituar Shqipërinë dhe për ti hapur rrugë shkëmbimeve të mëtejshme ndërparlamentare.
Kryetarja e Kuvendit pret ambasadorin rus Aleksander Prishepov në fund të mandatit të tij[ 20 Janar, 2010 ]Prishepov: Gjatë katër viteve të qëndrimit tim në Shqipëri kam parë një progres të jashtëzakonshëm. Nuk di një vend tjetër që të ketë arritur kaq shumë në kaq pak kohë.
Salla e Byrosë parlamentare të Kuvendit merr emrin e Pjetër Arbnorit, Kryetarit të Parlamentit të Parë Pluralist të Shqipërisë.[ 19 Janar, 2010 ]Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli: "Pjetër Arbnori, ishte një legjendë e rezistencës, ishte një luftëtar i paepur i fjalës së lirë, një shkrimtar i madh, një humanist i madh, një mbrojtës i të drejtave të njeriut si kurrkush tjetër, ai ishte Mandela i
Shqipërisë."
157
300
#ffffff
#ffffff
20
1
solid
1
left
1
#dfdfdfdf
11
helvetica, arial, sans-serif;
normal
normal