E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën dhe të Drejtat e Njeriut vijon diskutimet nen për nen të projektligjit Për Faljen

Komisioni për Çështjet Ligjore Administratën dhe të Drejtat e Njeriut vijoi sot diskutimet për projektligjin Për Faljen duke nisur shqyrtimin e tij nen për nen.

Gjatë diskutimeve, anëtarët e komisionit popozuan e më pas miratuan disa ndryshime teknike për katër nenet e para të projektligjit duke vendosur vijimin e shqyrtimit të neneve të tjera në mbledhjen e radhës.

Në mbledhje u shqyrtuan edhe disa amendime të propozuara nga deputetë të Partisë Socialiste lidhur me projektligjin në fjalë.

Anëtarët e Komisionit të Ligjeve zhvilluan një diskutim të hapur duke shkëmbyer opinione mbi strukturën legjislative të projektligjit duke vlerësuar rëndësinë e tij në kuadër të reformës në drejtësi.

Për hartimin e projektligjit janë marrë parasysh një pjesë e madhe e vërejtjeve të disa institucioneve, të misionit Euralius II dhe të Komisionerit për Mbrojtjen e të dhënave Personale.

Përmes këtij projektligji synohet përcaktimi i kritereve dhe procedurave të dhënies së faljes për personat që vuajnë dënime me vendim gjyqësor. Një mjet i rëndësishëm në këtë drejtim janë isntrumentet kushtetuese dhe ligjore të amnistisë dhe të faljes së dënimeve penale që përfaqësojnë akte mëshire ndaj të dënuarve duke i dhënë mundësinë atyre për integrim social.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›