Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese vijon shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vijoi sot shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë.
Diskutimet u përqendruan në nenet që kanë të bëjnë me transferimin e licensave dhe detyrimeve përkatëse nga një subjekt te tjetri, si dhe gjobat e parashikuara në rastet e shkeljeve, veçanërisht në rastet e shkeljeve me impakt mjedisor.
Deputetët kërkuan nga specialistët e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës të pranishëm në mbledhje, përcaktime më të qarta në lidhje me momentin e zhvendosjes së lejes minerare dhe detyrimeve përkatëse nga një subjekt te tjetri. Në lidhje me gjobat në rast shkeljesh, anëtarët e Komisionit vunë në dukje se nevojiten ndëshkime shumë të rrepta kur shkeljet kanë impakt mjedisor. Sipas tyre, duhet të vendoset një barrierë e fortë për të ndërgjegjësuar biznesin, pasi masat parandaluese janë shumë më efektive sesa masat rehabilituese.
Komisioni do të vijojë në mbledhjet e ardhshme diskutimin nen për nen të projektligjit në fjalë.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.