Kryeministri Berisha kalon disa ditë pushimi në bregdetin e Jonit, me nipërit e mbesat
Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish Dhërmiun për të kaluar pushimet. Kryeministri ndodhet në Dhërmi, sëbashku me familjen, nipërit dhe mbesat. Këtë fundjavë, Kryeministri e kaloi me familjen e tij, duke i mësuar not më të vegjëlve.
Ashtu si edhe një vit më parë, aktivitet kryesor të tij ka pasur notin. Sërish këtë vit, Kryeministri theu rekordin e tij personal në not, duke notuar në ujërat e Jonit plot 127 minuta, kundrejt 123 minutave të një viti më parë. Ai vendosi një rekord të ri personal, duke notuar pandërprerë dhe duke përshkuar disa herë distancën deri tek Bovat, në plot 127 minuta. Pushimet në Dhërmi gjatë muajit gusht, për Kryeministrin Berisha, janë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm.
08/08/2010