Komisioni, pritet drafti final i Reformës Zgjedhore

Komisioni për Reformën Zgjedhore
TIRANE- Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur pak minuta më parë në takimin e fundit, para skadimit të afatit si dhe publikimit të plotë të draftit final të Reformës Zgjedhore.
Komisioni arriti sot konsensus për Reformën Zgjedhore. Në limitet e kohës së lënë në dispozicion nga Kuvendi për finalizmin e saj, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë reformë të rendësishme.
Sipas të dhënave të para mësohet se është rënë dakord për ato që u quajtën çështje të nxehta.
Kështu KQZ do të riformatohet ne mbyllje te mandatit, diku nga muaj shtator. Dy nga anetaret e KQZ kane te drejte te kerkojne transparence, nderkohe qe kreu i KQZ do te zgjidhet me konkurim.
Gjashte anëtarët e tjerë do të jenë propozime politike, 3 nga mazhoranca dhe tre nga opozita do të kenë mandate 6- vjeçar, kreu i KQZ-së do të ketë mandat 4 vjeçar por që të gjithë anëtarët dhe kryetari kanë të drejtë rizgjedhje.
Në bazë të draftit kryetari i KQZ-së , zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së. Lista e kandidiatëve për postin e kreut të KQZ-së i kalon komisionit të çështjeve ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve.
Sipas draftit është rënë dakord që përdorimi i teknologjisë për identifikimin e kartave të identitetit do të përdoret në qarkun e Tiranës, ndërsa numërimi elektronik do të realizohet në qarkun e Fierit.