PD-PS arrijnë marrëveshjen për reformën zgjedhore

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kuvendit të Shqipërisë, të cilët saktësojnë se sot u arrit marrëveshja për riformatimin e KQZ-së, ankimimin dhe teknologjinë e numërimit.
Drafti final i reformës zgjedhore pritet të bëhet publik rreth orës 17.00 të së mërkurës pasdite, ku pritet dhe mbledhja e fundit e komisionit të posaçëm.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, në shtator pritet riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë edhe emërimin e kryetarit të ri. Në zgjedhjet e vitit 2013, në qarkun e Tiranës do të aplikohet identifikim elektronik i votuesve, ndërsa në qarkun e Fierit do të aplikohet numërimi elektronik i votave./Start/
2012-07-11 12:35