Gjenden 1 mijë piktura në banesën e ish-përgjegjësit të Galerisë, pritet verifikimi
KORÇE- Policia e Korçës ka ndërmarrë sot një kontroll në shtëpinë e ish-përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative Guri Madhi, Sotiraq Xega lidhur me pikturat e humbura të piktorit korçar, Vangjush Mio. Mësohet se policia gjatë kontrollit ka gjetur rreth 1 mijë piktura, por ende nuk është bërë verifikimi nëse këto piktura janë në pronësi të Xegës apo janë të Galerisë. Policia ka sekuestruar përkohësisht të gjithë pikturat, ndërsa nesër pritet të dalin para një komisioni për verifikim.
Në numrin e sotëm të gazetës Panorama, thuhet se drejtori i qendrës kulturore Vangjush Mio, ka depozituar kallëzimin në Prokurori. Ai ka ngritur akuzën penale ndaj ish-përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative Guri Madhi, Sotiraq Xega, i cili prej dhjetë vitesh në mënyrë vullnetare është kujdesur për mirëmbajtjen e fondit të galerisë.

-Vepra Autoportret e Vangjush Mios, e cila rezulton e zhdukur ne Galerinë e Arteve të Korçës
Pas depozitimit të padisë, është ngritur një grup i specializuar hetimi, ndërsa dosja është marrë në dorë nga Prokuroria. Në pyetje janë marrë drejtori i Qendrës Kulturore dhe komisioni që realizoi inventarin. Ndërkaq po ndërtohen pistat e mundshme të hetimit. Sotiraq Xega është personi i radhës që është marrë në pyetje, ndërsa po punohet për mbledhjen e fakteve të reja rreth ngjarjes.
Lista e veprave të zhdukura të Mios
Natyra e qetë
Shtëpi në Boboshticë
Vjeshtë me 3 vajza
Shtëpia e Asdrenit
Hyrje në Voskopojë
Malet e Moravës
Shkëmbinjtë në Himarë
Venecia
Fshati Mborje
Kositësit në fushë
Çadrat e Harixhijve
Portret gruaje
Bujku duke lëruar
Mulliri i Mborjes
Duajt në fushë e male
Hyrje në Korçë nga Dishnica
Vjeshtë
në Bukuresht
Maliqi dje
Autoportret
Rrugë në Tiranë
Shtëpi në Tiranë
Rruga e fëminisë Korçë
Natyrë e qetë, fruta
Dunaveci
Liqeni i Pogradecit
Vjeshtë me kalimtarë
Fushë në Korçë