Berisha: Opozita të mos sulmojë investimet e huaja

"Sot beteja për vendet e punës është beteja më kryesore që zhvillohet në Europë dhe në botë, pasi asgjë për njeriun nuk ka më të rëndësishme, pas shkollimit, se sa punësimi i tij. Është fat i madh që në një periudhë kur papunësia, edhe në vende të zhvilluara, kap vlerat më shumë se 20%, Shqipëria sipas dy raporteve më serioze ndërkombëtare faktohet në mënyrën më të pakundërshtueshme se jo vetëm nuk ka rritje të papunësisë, por ajo njohu ulje progresive", tha Berisha.
"Raporti i UNCTAD dhe raporti i KE-së theksojnë se në Shqipëri u rrit punësimi. Të dy këto raporte theksojnë se kjo rritje lidhet me fuqizimin e sektorit privat, i cili shënoi një rritje të ndjeshme punësimi me 5.5%", tha Berisha.
Sipas tij, ulja e papunësisë në vend është e lidhur me suksesin e reformave dhe modelin ekonomik që ndjek qeveria. "Këto reforma kanë mbështetur fuqishëm suksesin e sipërmarrjes private, e cila ka bërë të mundur që për tre vite me radhë Shqipëria të tërheqë mbi 1 miliardë dollarë investime të huaja në vit", theksoi kryeministri.
Ai i kërkoi anëtarëve të kabinetit qeveritar që axhenda e ministrive të shndërrohet dhe të riformulohet në përputhje me punësimin, si interesi më jetik i qytetarëve shqiptarë.
Më tej Berisha tha se opozita është e mirëpritur të kontrollojë në çdo qelizë veprimtarinë e qeverisë, “por sulmi në bllok kundër investimeve të huaja dhe iniciativës së lirë është kundërproduktiv për vetë opozitën, por nuk është i mirë dhe për vendin. Është bërë zakon pas çdo vendimi të qeverisë për t`i hapur rrugë iniciativës së lirë, që opozita del e zotohet se do ta anulojë atë. Ardhja e saj në qeveri mbetet horizont i paarritshëm, sa të vazhdojë në këtë mënyrë".
2012-07-11 12:31