Nishani takon Fratinin: Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimin

"Jam i nderuar që pres në takim një mik të veçantë nga një vend mik. Kontributi juaj personal, ka qenë një ndihmë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Jam dëshmitar i angazhimit tuaj të veçantë në këtë drejtim si Zv. President i Komisionit Evropian dhe Komisioner për Çështjet e Sigurisë", u shpreh Nishani.
Duke vlerësuar kontributin e z.Frattini si një pike referimi në historinë e përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, Presidenti Nishani theksoi se pikërisht falë dashamirësisë, partneritetit, asistencës së vendeve mike dhe aleate të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ku Italia zë një vend kryesor, u bë e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në NATO dhe shqiptarët të lëvizin të lire në zonën Shengen.
Duke nënvizuar se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Europian, Nishani tha se "objektivi ynë i afërt është marrja e statusit të vendit kandidat. Nuk e synojmë si medalje, jo si dhuratë, por si një mundësi për arritjen e standardeve të Bashkimit Europian të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit. Statusi kandidat do të sjellë një përshpejtim të proceseve integruese të Shqipërisë dhe unë shpresoj shumë për arritjen e këtij objektivi edhe në fuqinë e zërit tuaj tashmë si koordinator i grupit parlamentar të Partive Popullore në Parlamentin Europian", tha Nishani.
Z. Franco Frattini, duke i uruar suksese z. Nishani në detyrën e Presidentit të Republikës, solli në vëmendje vendosmërinë e Nishanit në cilësinë e Ministrit të Brendshëm. “Ju kishit të drejtë. Unë kisha të drejtë. Asnjë rrezik nuk i erdhi Bashkimit Evropian nga lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë. Asnjë vale personash që kërkon punësim, madje po ndodh e kundërta, që shqiptarët po kthehen në Shqipëri për t’i shërbyer zhvillimit të saj",tha Z. Frattini.
"Unë do të jap kontributin tim në cilësinë e koordinatorit të Partive Popullore Evropiane për një vendim pozitiv për statusin kandidat të Shqipërisë. Ky është angazhimi im dhe jugarantoj se është dhe angazhim i qeverisë italiane dhe i Presidentit Napolitano që do të vizitojë së shpejti Shqipërinë", tha ai.
2012-07-11 14:20