Komisioni sot raporti per shkarkimin e Spahiut
Komisioni parlamentar i ngritur per hetimin e veprimtarise se nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise mbyll sot zyrtarisht punen e tij. Keshtu sot pasdite ne oren 1700 eshte parashikuar te mbahet dhe mbledhja e fundit e tij ku pritet te miratohet dhe raporti me konkluzionet e hetimit qe ai zhvilloi ne dy jave si dhe ti propozoje seances plenare raportin per shkarkimin e Kreshnik Spahiut pavaresisht se ky i fundit ka dhene doreheqjen e parevokueshme te premten e shkuar. Burime nga ky komision kane bere te ditur se raporti ne fjale permban fakte konkrete te cilat vertetojne indiciet e grupit te deputeteve firmetare qe kerkuan nisjen e procedures se shkarkimit te Spahiut per shkelje te ligjit dhe abuzim me detyren. Fakte keto qe kane dale pas hulumtimit qe i eshte bere dokumentacionit te marre nga nje sere institucionesh si Policia e Shtetit per levizjet jashte shtetit te Spahiut nga Ministria e Integrimit per vleresimet e raporteve te BE-se per KLD te dhenave te siguruara nga Thesari i Shtetit lidhur me shpenzimet qe ka kryer nenkryetari i dorehequr i KLD-se ne funksion te aktiviteteve te tij private. Nderkohe qe komisioni nuk pati mundesi te shikonte dokumentacionin e hollesishem per shpenzimet levizjet dhe perdorimin e administrates se KLD-se nga Spahiu ne funksion te Aleances Kuq e Zi. KLD nuk iu pergjigj kerkeses se komisionit per ti vene ne dispozicion kete dokumentacion duke e argumentuar kete refuzim me faktin se keto dokumente po keqyreshin nga KLSH. Por komisioni e konsideroi kete refuzim si te qellimshem duke bere te ditur se per kete arsye do te bente kallezim penal per Spahiun.