Sajmir Tahiri: Ligji për regjistrimin e popullsisë është i manipuluar
Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit të regjistrimit të popullsisë në Kuvend pak javë më parë. Tahiri i ka dërguar një letër kryeparlamentares Topalli, nga e cila kërkon zbardhjen e procesverbalit të këtij votimi, ndërsa rendit edhe shkeljet që janë bërë gjatë votimit.
Unë, Ju dhe publiku, jemi në dijeni se dy deputetë të Kuvendit nuk ishin fare prezent në sallë, edhe pse ende sot rezultojnë si votues “pro” nismës së qeverisë. Këta dy deputetë nuk kand qenë as prezent në Shqipëri dhe këtë e provon përtej çdo dyshimi, skeda e hyrje-daljeve kufitare të secilit prej tyre.
Njëri prej dy deputetëve, ishte dhe i ndjeri Gëzim Dibra, i cili dergjej mes vuajtjesh spitaleve jashtë vendit. Ju i përnderuat shpirtin, por nuk harruat ti vidhnit votën së gjalli. Kjo mbetet çështje moralit tuaj gjithsesi.
Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit qartësisht sanksionojnë se votimi është vetjak e nuk mund të delegohet. (neni 57). Gjithashtu, po sipas Rregullores, votimi në shkelje të Kushtetutes, ligiit dhe Rregullores së Kuvendit, është i pavlefshdm dhe pa asnjë efekt juridik (neni 6l), shprehet zoti Tahiri në letrën e tij.
Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga Topalli, e cila nuk lë aktivitet të saj personal pa publikuar në faqen e Kuvendit, të publikojë procesverbalin e votimit, pasi kanë kaluar afatet dhe ajo ka shkelur ligjin.