E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri raunde vetem ne nje komune

Zgjedhjet ne Shale

Zgjedhjet e zhvilluara te dielen ne Komunen Shale te Qarkut Shkoder jane hallka e fundit ne zinxhirin e perballjeve zgjedhore qe nisen me 8 maj 2011. E identifikuar si nje komune shumeproblematike Komisioni i Zones se Administrimit Zgjedhor te Shales edhe kesaj radhe ka vene ne veshtiresi administrative KQZ-ne duke rrezikuar serish deshtimin e zgjedhjeve. Qe ne perballjen e pare me 8 maj procesi ne kete komune nuk u zhvillua per arsye te perplasjeve mes komisionereve qe coi per pasoje ne mosshperndarje te bazes materiale dhe me tej mosemerim nga ana e selise roze te komisionereve te vet. Raundi i dyte elektoral i zhvilluar me 30 korrik ku u perfshine 10 komuna ne te gjithe vendin serish e identifikoi Shalen si problem kryesor ne administrim dhe per kete shkak zbuloi ne sfondin e vet interesa politike qe pamundesuan serish zhvillimin e procesit. Per kete arsye Shala mbeti e vetmja njesi administrative pa mandat te kreut te komunes duke e detyruar KQZ-ne te organizoje zgjedhje vetem te dielen me date 21 gusht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›